Botë

Funeral masiv i viktimave të Sri Lankës

Foto: Reuters

Ka nisur funerali i parë masiv i viktimave të Shri Lankës, ndërsa vendi është në zi për të vdekurit e shpërthimeve të së dielës.

Numri i të vdekurve nga sulmet në kisha dhe hotele është rritur në 321, njoftoi policia të martën.

Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Qeveria e Shri Lankës fajësoi për shpërthimet grupin lokal islamik “National Thowheed Jamath” (NTJ).

Policia deri tani ka arrestuar 40 të dyshuar në lidhje me sulmin, tha një zëdhënës të martën, shkruan ksp.

Funerali masiv u zhvillua në kishën e Shën Sebastianit në Negombo, në veri të Kolombos, një nga vendet e shënjestruara në shpërthimet e së dielës.

Para varrimit, u mbajtën 3 minuta heshtje për viktimat, flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe njerëzit u përkulën për të nderuar të vdekurit.

500 persona mbetën të plagosur nga sulmet.