Të pastrehët në Francë protestojnë për shkak të Notre Dame

Të pastrehët në Francë protestojnë për shkak të Notre Dame

22 April 2019 14:56

Dhjetëra anëtarë të Shoqatës së francezëve të pastrehë u mblodhën sot në një protestë jashtë katedrales së djegur Notre Dame në Paris, duke kërkuar që të varfrit të mos harrohen pasi u mblodhën mbi një miliard euro kontribute vullnetare për rindërtimin e vendit të shenjtë.

Rreth 50 vetë nga Shoqata e Personave të Pastrehë Francezë mbanin pankarta me mbishkrimin "miliarda për 24 orë".

Sipas AP, ata reaguan ndaj miliarderit Bernard Arnou, i cili dhuroi 200 milionë euro javën e kaluar.

Disa pjesëmarrës në protestë bërtisnin: "Notre Dame ka nevojë për një çati, dhe ne kemi nevojë për një çati".

Policia e Parisit mbikëqyri një protestë paqësore, por nuk ndërhyri, transmeton KosovaPress.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme