Botë

A u rrëzua qëllimshëm aeroplani në të cilin vdiq presidenti polak?

Nëntë vjet më parë, rrëzimi i avionit në të cilin humbën jetën presidenti polak dhe 95 njerëz të tjerë, ka krijuar rreth tij një nga mitet më të rëndësishme në historinë e shtetit.

Një pjesë e polakëve nuk besojnë se ishte një aksident tragjik, siç thotë raporti zyrtar. Në vend të kësaj, ata janë të bindur se ishte një vrasje që u orkestrua nga disa polakë dhe rusë, dhe u kryen nga rusët, transmeton KosovaPress.

Partia në pushtet, Law and Justice (PiS), i ktheu besimet e tilla në ‘karburant’ që ndihmoi në fitimin e zgjedhjeve të vitit 2015.

Por tani, me zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe zgjedhjet në Poloni, aksidenti në Smolensk është një temë që PiS nuk di se si t'i qaset. Besnikët e kësaj teorie janë ende të përkushtuar ndaj teoricienëve të konspiracionit, por ata e dinë se mund të humbin ata nga qendra që mund të japin votën për PiS.

Natyrisht, do të ketë komemoracione. PiS ditën tragjike do ta shënojë me aktivitete të shumta, nga misa e mëngjesit e deri te fjalimi i kreut të partisë Jarosław Kaczyński para pallatit presidencial, e cili ishte shtëpia e vëllait të tij, Lech Kaczyński, përpara vdekjes.

Aksidenti i aeroplanit të presidentit polak është shndërruar në themelin e identitetit politik të PiS, duke ndihmuar partinë të mbijetojë vitet e opozitës, ndërsa shteti u udhëhoq nga Donald Tusk, tani president i Këshillit të Evropës.

Me mbështetjen e Kaczyńskit, mitologjia Smolensk u ringjall për faktin se aksidenti nuk ishte i tillë. Çdo muaj, Kaczyński mban një vigjilje përpara Pallatit Presidencial në Varshavë, dhe kështu komunikon me pasuesit e tij. Ai premton të zbulojë "të vërtetën" e rënies, e cila, thotë ai, është fshehur nga armiqtë polakë brenda dhe jashtë vendit.

Një tjetër teori alternative është dhënë nga ministri i Mbrojtjes Antoni Macierewicz, i cili ka injoruar hetimet e mëhershme dhe ka nisur të rejat. Për të provuar se avioni shpërtheu në ajër para rënies, Antoni Macierewicz tërheq paralele mes salsiçeve dhe kanaçeve shpërthyese.

"Ne e shohim këtë kur pjekim sallame për mëngjes", thotë Andrzej Ziolkowski, ekspert për teknologji dhe shpjegon se sallamet dhe aeroplanët shpërthejnë për së gjati anash dhe transversale, shkruan Politico.

Këto teori kanë pasuesit e tyre të cilët janë të bindur se rënia është orkestruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe Tusk.

Insinuatat u bënë publike në vitin 2016 në filmin "Smolensk", në të cilin një hetues vjen në përfundimin se nuk bëhej fjalë për aksident.

Në premierë, Kaczyński tha se filmi "thjesht tregon të vërtetën". Gjatë viteve, teoritë për përfshirjen e Tusk ishin municione politike kundër tij dhe platformës së tij politike, rivalit kryesor të PiS. Tusk u thirr vazhdimisht për të dëshmuar për aksidentin.

"Falsifikimet Smolensk shkatërrojnë jetën tonë shoqërore që nga dita e parë pas aksidentit," tha Tusk në prillin e kaluar.

Problemi për PiS është se, pavarësisht se është në pushtet që nga viti 2015, ata nuk kanë arritur të luftojnë kundër teorisë së konspiracionit.

Mbetjet e aeroplanëve janë ende në Rusi, pavarësisht kërkesave për t'u kthyer në Poloni. Metoda e diskutueshme e gërmimit të viktimave nuk ka sjellë askund. Shumica mendojnë se avioni u rrëzua, pasi u përpoq të aterronte në mjegull dhe pilotët nuk kishin përvojë, dhe disa teori alternative të forta nuk ekzistonin.

Por, një pjesë e polakëve i beson teorisë së Macierewicz. Sipas një ankete të vitit të kaluar, 59 për qind mendojnë se rrëzimi i aeroplanit nuk ishte rezultat i sulmit dhe 26 për qind mendonin të kundërtën.

Edhe disa javë i ndajnë nga zgjedhjet për Parlamentin e BE-së, dhe PiS po përpiqet të mos përmendë Smolenskun. Përkundrazi, ata përqendrohen në çështjet sociale, në ndihmën më të madhe për fëmijët dhe pensionin e 13-të.

PiS dëshiron të tërheqë votuesit e moderuar, urbanë, të mishëruar nga ish-bankieri Mateusz Morawiecki, kryeministri aktual.

Si pjesë e gjykimit, Macierewicz u hoq nga pozita, por mbeti në panelin që hetoi rrëzimin e avionit. Ai vazhdon të "shtyjë" teorinë që e bëri atë një nga figurat kryesore politike në shtet.

"Shkaku kryesor i rrëzimit është një shpërthim që ndodhi ndërsa aeroplani ishte ende në ajër", thotë ai zyrtarisht.

Por pjesa tjetër e partisë e injoron dhe partia Tusk e vë në dukje atë si shembulli më i mirë i asaj që mishëron PiS.

"Ka ende një valle të keqe në varret e katastrofës së Smolensk," tha politikani polak, Marcin Kierwiński.

Ndërkohë që disa qarqe të djathta ende shkruajnë për "teorinë e konspiracionit", Kaczyński, megjithatë, duket të kuptojë se sado që Smolensk ishte i rëndësishëm për të, ai nuk do t’i sjellë vota.