Botë

Presidentët dhe politikanët artistë, nga Reagani te Zelensky

Para artistit Vlodimir Zelensky , i cili të dielën fitoi në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, personalitete të njohura, që nga Ronald Reagan, nisën rrugën politike dhe arritën në funksionet më të larta shtetërore, transmeton Koha.net .

Presidenti amerikan Ronald Reagan është ylli i parë filmik që u bë president shteti.

Fillimisht komentues sportiv në radio, pastaj artist në filmat e ashtuquajtur të Produksionit B më shumë se njëzet vjet, Reagan në vitin 1966 u zgjodh guvernator i Kalifornisë. Në vitin 1981 ai u bë presidenti i 40-të amerikan dhe do të zgjidhet president edhe në mandatin e dytë.

Arnold Schwarzenegger , dikur Mister Universum dhe pastaj yll i Hollywoodit, sëthë zgjedhur guvernator i Klaifornisë në vitin 2003. Me origjinë nga Austria Schwarzenegger shtatë vjet do ta udhëheqë shtetin më të pasur e më të populluar të SHBA-së.

Në Filipine, Joseph Estrada hyri në politikë në vitin 1969, kur u zgjodh prefekt. Më vonë u bë senator dhe nënkryetar. Në vitin 1998 Estrada bëhet president, por u ndërrua pas tre vjetësh me akuza për korrupsion.

Artisi Jimmy Morales u zgjodh kryetar në Guatemalë në tetorin e vitit 2015. Si producent filmi dhe udhëheqës televiziv, Morales u bë i popullarizuar në vitin 2007 me rolin e kaubojit naiv me emrin Neto.

Në Peru, aktori i njohur Salvador del Solar u bë ministër kulture në vitin 2016, e kryeministër në marsin e vitit 2019.

Tajkuni televiziv italian Silvio Berlusconi tri herë ka qenë kryeministër, nga vitit 1994 deri në vitin 2011. Përkundër problemeve të përhershme me drejtësinë, ai ,të djathtën italiane e udhëhoqi 25 vjet.

Donald Trump, miliarder në krye të perandorisë së patundshmërive, në vitin 2017 u bë president i SHBA-së. ish-pronar i garës Miss universum, Trump, presidenti i 45-të i SHBA-së, nuk ka kurrfarë përvoje politike, e popullaritetin e arriti në programin Riality Show "The Apprentice", producentin dhe udhëheqës i të cilit ishte nga viti 2004 deri në vitin 2015.

Muzikologu dhe pianisti Vitautas Landsbergis u zgjodh presidenti i Lituanisë në vitin 1990. Në politikë kishte hyrë dy vjet më herët.

Michel Marteli, këngëtar i njohur si "Sweet Micky" (Micky i ëmbël), ka qenë president i Haitit nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Ish-kampioni olimpik në skermë (1968 dhe 1972) Pal Schmit ka qenë presidenti i Hungarisë nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Ish-futbollisti i njohur George Vea në vitin 2017 u zgjodh president i Liberisë. Më parë ishte senator.

Ish – kampioni në kriket Imram Kahn në vitin 2018 do të bëhet kryeministër i Pakistanit.

Personalitete të tjera të njohura kanë pasur karrierë politike siç janë shkrimtarët Leopold Sedar Senghor, president i parë i Senegalit pas arritjes së pavarësisë ose Vaclav Havel i cili në vitin 1989 i zgjodh presidenti i parë Çekosllovakisë postkomuniste.