SHBA-ja paralajmëron se “terroristët” vazhdojnë të planifikojnë sulme në Sri Lankë

SHBA-ja paralajmëron se “terroristët” vazhdojnë të planifikojnë sulme në Sri Lankë

22 April 2019 10:07

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur të hënën, në një udhëzues të rishikuar udhëtimi, se “grupet terroriste” vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në Sri Lankë, vetëm një ditë pasi 290 persona u vranë dhe rreth 500 të tjerë u lënduar të dielën në shpërthimet e shumëfishta nëpër Kisha dhe hotele luksoze të vendit.

“Terroristët mund të sulmojnë prapë me pak apo fare pa paralajmërim”, thuhet në udhëzimin e rishikuar të Departamentit, i cili është rifreskuar gjatë të hënës, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Sipas dokumentit amerikan, është më se e mundur që caqet e ardhshme të jenë lokacionet turistike, pikat e transportimit, qendrat tregtare, hotelet, lokacionet fetare, aeroportet dhe zonat e tjera publike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme