Arrin në 290 numri i të vdekurve në Shri Lankë

Arrin në 290 numri i të vdekurve në Shri Lankë

22 April 2019 08:26

Numri i të vdekurve në Shri Lankë ka arritur në 290, pasi një valë shpërthimesh goditi kishat dhe hotelet luksoze të dielën.

Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet kush i ka kryer sulmet.

Rreth 500 persona janë plagosur dhe dhjetëra të huaj janë në mesin e të vdekurve, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Vendi është në shok pas shpërthimit të së dielës së Pashkëve, ky është incidenti më i përgjakshëm që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009.

Të dielën kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe tha se shërbimet e sigurisë kishin qenë të “vetëdijshëm për informacionin” e sulmeve të mundshme, po informacioni nuk ishte zbatuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme