Pashkë të përgjakshme në Shri Lankë, 160 të vrarë

Mbi 200 të vrarë nga shpërthimet në Shri Lankë

21 April 2019 09:31
14:23

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tri kisha dhe tri hotele u goditën nga shpërthime të organizuara, të dielën e pashkëve katolike.

Deri tani autoritetet raportojnë për 207 të vdekur dhe mbi 450 të tjerë të plagosur, që po marrin ndihmën mjekësore në spitalet lokale.

Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë të huaj. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm.

Një nga shpërthimet ndodhi në Kishën e Shën Anthonit në Kochcikade, Colombo, tjetri në Negombo, që është në veri të qytetit dhe i treti ka ndodhur në kishën që ndodhet në Batticaloa. Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’.

Kisha e Shën Sebastianit në Katuwapitiya në Negombo publikoi fotografi të shkatërrimit brenda kishës në faqen e saj në Facebook, duke treguar gjak në pllakat dhe dysheme, dhe kërkoi ndihmë nga publiku.

Kryeministri i Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent pas shpërthimeve, sipas raporteve

Sipas BBC-së, policia ka njoftuar se shtatë persona janë arrestuar.

09:31

Pashkë të përgjakshme në Shri Lankë, 160 të vrarë

Të paktën 160 njerëz raportohen të jenë vrarë dhe qindra tjerë janë plagosur, pas disa shpërthimeve në kisha dhe hotele në Shri Lankë.

Janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime. Tri kishat Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa ishin cak i shpërthimeve, gjatë shërbimeve të Pashkëve.

Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kinsburi në Colombo u goditen gjithashtu, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Imazhet në mediet sociale treguan pamjet brenda kishës St Sebastian në Negombo, ku shihej tavani i copëtuar dhe gjaku në pllaka.

Dita e Pashkës është një nga festat më të mëdha në kalendarin e krishterë.

Mediet e Shri Lankës raportojnë se edhe turistët mund të jenë në mesin e viktimave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme