Botë

Uria për informim e një vendi në kaos

Descriptive Text

Mediat botërore rrallë i kanë kushtuar më shumë vëmendje Venezuelës së gjatë 2019- s. Nëse po e lexoni këtë shkrim dhe doni të dini më shumë rreth krizës në këtë vend, një gamë e gjerë informacionesh ju ofrohet mu përpara gishtërinjve. 

Çdo rënie e re në kolapsin ekonomik të Venezuelës, që ka lënë çdo nëntë prej dhjetë venezuelasve në pamundësi për të siguruar ushqim, dhe secila kthesë e re në dramën politike të vendit – ku dy burra vazhdojnë të pretendojnë të jenë presidenti – është dokumentuar dhe analizuar deri në hollësinë më të vogël nëpër revista, gazeta e ekrane televizive, shkruan sot Koha Ditore.

Por për venezuelasit brenda vendit, vetëm përpjekja për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur me ta është shndërruar në një sfidë në vete. Meqë Qeveria autoritare e Nicolas Maduros e ka mbikëqyrur kolapsin e Venezuelës në një krizë të pashembullt ekonomike dhe humanitare që prej 2014- s, ajo është munduar që t’ua kufizojë qytetarëve edhe qasjen në informim. 

Shumica e televizioneve kontrollohen tani prej shtetit, ndërsa autoritetet ua ndaluan edhe atyre pak televizione dhe radiostacione të pavarura mbulimin e krizës së Venezuelës, ashtu siç është: në trajtën e ndërprerjes së kudondodhur të rrymës, mungesës së ushqimit dhe ilaçeve, si dhe protestave të opozitës. 

Në pamundësi për të siguruar letër për shtyp, gazetat dhe revistat pothuajse janë zhdukur krejtësisht.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)