Bosnje e Hercegovina kthen dhe ndalon një luftëtar të IS-it

Bosnje e Hercegovina kthen dhe ndalon një luftëtar të IS-it

20 April 2019 15:53

Një luftëtar i Shtetit Islamik me shtetësi të Bosnje e Hercegovinës, është kthyer në Bosnje ku është ndaluar nga autoritetet, njoftoi zyra e Prokurorit të shtunën.

Pas rënies së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, shtetet në botë po ndërmarrin masa në kthimin e militantëve dhe familjarëve në vendet e origjinës, transmeton rel.

“I.C, 24, është i dyshuar për vepra kriminale të organizimit të një grupi terrorist dhe pjesëmarrjes në forca paraushtarake si dhe terrorizëm”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Shtetit në Bosnje kishte kthyer 46 persona nga Siria dhe Iraku në vitet e fundit.

Kthimi i personit I.C, është bërë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për shkak të koalicionit global në luftimin e Shtetit Islamik.

Sipas intelegjencës në Bosnjë, 241 persona dhe 80 fëmijë kanë lënë Bosnjën më 2012-2016 për të shkuar në Siri dhe Irak, ku si pasojë kanë lindur 150 fëmijë. Rreth 100 persona mbesin ende atje, përfshirë 49 gra, derisa 88 janë vrarë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme