Botë

Macroni paralajmëron vizitë të Papës në Francë, pas djegies së Notre Damet

“Papa Françesku do të vijë në kohën e duhur në Francë”, njoftoi sot presidenti Emmanuel Macron, i cili e ka ftuar atë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar pas zjarrit që shkatërruar Katedralen Notre Dame në Paris.

“Bisedova me papën në telefon. E ftova që të vijë, dhe ai do të vijë në çastin e duhur”, deklaroi shefi francez i shtetit para rreth 300 zjarrfikësve që morën pjesë në shpëtimin e katedrales gotike.

Emmanuel Macron zhvilloi të martën pasdite një bisedë telefonike me Papën, një ditë pas zjarrit që shkatërroi Katedralen Notre Dame.