Sudani arreston vëllezërit e presidentit të rrëzuar, i akuzon për korrupsion

Sudani arreston vëllezërit e presidentit të rrëzuar, i akuzon për korrupsion

18 April 2019 12:02

Udhëheqësit e ri ushtarakë të Sudanit kanë bërë të ditur se dy vëllezërit e presidentit të rrëzuar, Omar al-Bashir, që po mbahet në burg në kryeqytet, po ashtu janë arrestuar, shkaku i korrupsionit.

Agjencia zyrtare sudaneze e lajmeve, SUNA, e ka cituar zëdhënësin e Këshillit Ushtarak, gjeneralin Shams Eddin Kabashi, duke thënë të enjten se Abdullah dhe Abbas al-Bashir janë arrestuar në kuadër të fushatës kundër zyrtarëve të akuzuar për korrupsion në ish-qeverinë sudaneze, përcjell “Koha Ditore”.

Ushtria sudaneze e ka dëbuar nga pushteti Omar al-Bashirin gjatë javës së kaluar, pas katër muajsh të protestave kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare, midis konfliktit, luftës civile dhe korrupsionit.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në burgun e kryeqytetit, Khartoum. Ndaj Al-Bashirit ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar, pasi që ai akuzohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në rajonin perëndimor të Darfurit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme