Ish-presidenti peruan vret veten kur policia shkon për ta arrestuar

Ish-presidenti peruan vret veten kur policia shkon për ta arrestuar

17 April 2019 17:46

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia ka ndërruar jetë, pasi që e ka qëlluar veten në kokë të mërkurën, atëherë kur policia e kishte rrethuar shtëpinë e tij, për ta arrestuar në lidhje me hetimet për korrupsion, ka bërë të ditur ministria e Brendshme e këtij shteti.

Garcia (69) i ishte nënshtruar një operacioni emergjent, por nuk kishte arritur të mbijetojë, ka bërë të ditur Ministrja peruane e Shëndetësisë, Zulema Tomas.

Garcia ishte një prej nëntë personave, arrestimi i të cilëve ishte kërkuar prej një gjyqtari të mërkuren, në lidhje me hetimet për marrjen e ryshfetit nga “Oderbrecht”, kompani braziliane e ndërtimit, në epiqendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikë Latine, pasi që zyrtarë të saj kishin pranuar publikisht kah fundi i 2016-tës se kishin siguruar kontrata fitimprurëse në tërë rajonin, duke u dhënë ryshfet liderëve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme