Të lodhur nga korrupsioni, ukrainasit pritet ta zgjedhin komikun për president Foto: Reuters

Të lodhur nga korrupsioni, ukrainasit pritet ta zgjedhin komikun për president

17 April 2019 11:57

Të lodhur nga korrupsioni i rrënjosur dhe të uritur për ndryshime, ukrainasit pritet që ta zgjedhin Volodymyr Zelenskiyn, komikun e papërvojë në politikë, për president të tyrin, në balotazhin e të së dielës.

Zelenskiy, 41-vjeçar, që e luan rolin e presidentit në një emision të popullarizuar televiziv, e ka pasur një epërsi bindëse, që kur e fitoi gati dyfishin e votave në raport me presidentin aktual, Petro Poroshenkon, në raundin e parë të zgjedhjeve të muajit të kaluar, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Rezultatet e anketës së institutit ukrainas për hulumtime, KIIS, të publikuara të mërkurën kanë bërë të ditur se Zelenskiy e gëzon përkrahjen e 72 për qind të të anketuarve, derisa Poroshenko ka marrë 25 për qind.

Përkrahja e madhe për Zelenskiyn mund të shihet në kontekstin e një kryengritjeje politike nëpër shumë pjesë të botës, prej zgjedhjes së presidentit Donald Trump në SHBA, e deri tek Brexiti dhe ngritja e lëvizjes “Pesë Yjet në Itali”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme