Ushtria kombëtare libiane po tenton grusht-shtetin në Tripoli

16 April 2019 20:30

Zëvendëskryeministri i Libisë ka thënë se komandanti i forcave lindore, Khalifa Haftar, po tenton grusht-shtetin duke i prirë konfrontimit ushtarak me Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht.

Ahmed Maiteeg bëri thirrje për tërheqje të ushtrisë së Haftarit nga periferia e Tripolit dhe në perëndim të Libisë, transmeton KTV.

Ushtria kombëtare libiane nisi të avancojë drejt Tripolit para dy javësh, por Qeveria siriane ia doli ta ndalë shkaku i numrit më të madh të grupeve të armatosura.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme