Rindërtimi i Notre Dame do të zgjasë disa dekada

Rindërtimi i Notre Dame do të zgjasë disa dekada

16 April 2019 14:26

Arkitekti i njohur i Katedrales së Këlnit, Peter Fuessenich vlerëson se rindërtimi pas zjarrit në katedralen e Notre Dame në Paris do të zgjasë me dekada.

“Për të thënë se sa do të zgjasë rindërtimi dhe se sa do të kushtojë është njësoj si të parashikosh fatin”, tha Peter Fuessenich.

“Vetëm duke parë imazhet televizive, e dimë se nuk do të jenë vetëm vite derisa dëmi i fundit të eliminohet, por që do të vazhdojë për dekada me radhë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha eksperti, transmeton atsh.

Harqet e gurit poshtë çatisë së djegur janë ngjyrosur me ujin e përdorur për të shuar zjarrin.

“Kjo bëri që të kishte shumë peshë në tavanet e harkuar. Na duhet të presim në ditët në vazhdim për të parë nëse harqet do ta përballojnë këtë peshë,” tha ai.

Shkatërrimi i harqeve të çatisë së Notre Dame ishte një humbje shumë e madhe, veçanërisht sepse origjina e tyre ishte më së shumti nga shekulli 13.

“Katedralja e Këlnit ka një çati me harqe prej hekuri të shekullit 19, krahasuar me ato të drurit ajo nuk digjet menjëherë, por nëse bie një zjarr i madh, atëherë gjithashtu dhe ajo ka pasoja dhe mund të deformohet”, tha Fuessenich.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme