Botë

Policia italiane arreston 34 veta në skemën “e thyerjes së eshtrave”

Policia italiane ka arrestuar 34 veta, që dyshohet të kenë qenë skemë e “thyerjes së eshtrave” me qëllim të përfitimeve nga sigurimet shëndetësore, në Palermo të Sicilisë.

Përgjegjësit akuzohet se u kishin thyer gjymtyrë personave dhe kishin inskenuar aksidente nëpër rrugë, në shkëmbim të një përqindjeje të pagesës së kompanive të sigurimit.

Skema ishte zbuluar kur një person kishte vdekur, si pasojë e rrahjes së tij, ka bërë të ditur policia.

Njëmbëdhjetë veta janë arrestuar nën akuza të ngjashme gjatë gushtit të kaluar, raporton BBC.

Policia thotë se një ndërmarrje e krimit të organizuar ishte fokusuar tek të varurit nga droga, aloolistët, personat me sëmundje mendore dhe tjerët “në margjina të shoqërisë”, të cilëve u duheshin mjetet financiare.