Spiunët evropianë morën këshilla nga diktatorët amerikano-jugorë në vitet e ’70-ta

Spiunët evropianë morën këshilla nga diktatorët amerikano-jugorë në vitet e ’70-ta

16 April 2019 11:46

Agjencitë britanike, gjermano-perëndimore dhe franceze të inteligjencës kishin kërkuar këshilla nga diktaturat e përgjakshme të Amerikës së Jugut rreth asaj se si ta luftonin “subverzionin” e krahut të majtë, është bërë e ditur përmes një dokumenti të deklasifikuar të CIA-s.

Shërbimet evropiane të inteligjencës dëshironin të mësonin rreth “Operacionit Condor”, një programi sekret, në kuadër të të cilit diktaturat në Argjentinë, Paraguai, Uruguai, Bolivia, Peruja dhe Ekuadori kishin bërë konspiracion për rrëmbimin dhe vrasjen e anëtarëve të grupeve majtiste guerilje në territoret e njëra-tjetrës, transmeton “The Guardian”.

Se sa persona u vranë në kuadër të këtij operacioni është e panjohur, por konspiracioni kishte rezultuar me vdekjen e së paku 100 personave në Argjentinë. Dhe, sipas një dokumenti të CIA-s të datës 7 prill 1978, spiunët evropianë donin të mësonin se si funksiononte ai, përcjell Koha Ditore.

“Përfaqësuesit e shërbimeve gjermano-perëndimore, franceze dhe britanike e kishin vizituar sekretariatin e ‘Condor’-it në Buenos Aires gjatë muajit shtator 1977, për të diskutuar për metodat e krijimit të një organizate kundër-subverzionit, të ngjashme me ‘Condor’-in”, shkruan në dokument.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme