Botë

Angli, 9 vjeçari vritet nga qeni i miqve të familjes

Descriptive Text

Duhet të ishte një kamping i këndshëm, por u transformua në një tragjedi të vërtetë.

Një fëmijë 9-vjeçar, i cili ndodhej për pushime me të ëmën, është vrarë nga qeni i disa miqve të familjes.

Qeni u izolua nga policia pas ngjarjes, ndërkohë që nën hetim është vënë edhe një mikeshë e nënës së fëmijës.

Image

Vogëlushi Frankie Macritchie, ishte për pushime me të ëmën Tawnee Willis në Plymouth, Angli, ndërsa ndodhej i vetëm brenda çadrës së kampingut bashkë me qenin e miqve të së ëmës, teksa të tjerët ndodheshin për shëtitje në Tencreek Holiday Park.

Befas nëna e Frankiet dhe miqtë e saj dëgjuan ulërimat e fëmijës, duke bërë që të kthehen mbrapsht nxitimthi.

Fëmija u gjet i larë në gjak nga kafshimet e qenit, ku pavarësisht dërgimit në spital, gjeti vdekjen. Lidhur me rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të shtunë, e zonja e qenit po merret në pyetje./noa.al