Policia arrestoi 23 veta pas trazirave në Kopenhagë Foto: Reuters

Policia arrestoi 23 veta pas trazirave në Kopenhagë

15 April 2019 11:10

Njëzet e tre persona janë arrestuar pas trazirave në Kopenhagë, ka bërë të ditur të hënën policia daneze, derisa kanë eskaluar kundër-protestat ndaj demonstratave të një aktivisti të krahut të djathtë.

Trazirat janë përhapur të dielën në disa pjesë të kryeqytetit danez, pasi që Rasmus Paludan, themeluesi i partisë kundër imigrantëve, “Hard Line” ka mbajtur demonstratë, transmeton “Koha Ditore”.

“Nuk pajtohem fuqimisht me provokimet e pakuptimta të Paludanit, që nuk kanë qëllim tjetër mos përçarjes. Përballeni atë me argumente - e jo dhunë”, ka shkruar ndërkaq në “Twitter” kryeministri i këtij shteti, Lars Lokke Rasmussen.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme