Ushtria e Sudanit arreston ish-qeveritarët Foto: Reuters

Ushtria e Sudanit arreston ish-qeveritarët

15 April 2019 10:31

Këshilli i përkohshëm ushtarak i Sudanit ka arrestuar anëtarët e ish-qeverisë dhe ka premtuar se nuk do t’i shpërndajë protestuesit.

Një zëdhënës ushtrie i ka kërkuar opozitës që të emërojë kryeministrin e radhës dhe është zotuar se do të respektohet vendimi për të përzgjedhurin për të drejtuar Qeverinë e ardhshme, raporton BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Muaj protestash në Sudan sollën rrëzimin dhe arrestimin e liderit që sundoi për një kohë të gjatë vendin, Omar al-Bashir, të enjten e javës së kaluar, me protestuesit që vazhdojnë të kërkojnë edhe largimin e ushtrisë nga drejtimi i vendit pas ndryshimeve të fundit.

Demonstruesit janë zotuar se nuk do të largohen nga rruga derisa pushteti nuk u dorëzohet autoriteteve civile. Ushtria ka shkarkuar qeverinë dhe të gjithë drejtuesit e komunave, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme tremujore. Në krye të vendit tani është ministri i Mbrojtjes, i cili ka marrë të gjitha kompetencat duke anuluar edhe kushtetutën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme