Evropës i kërkohet ta hedhë poshtë planin amerikan për Lindjen e Mesme, po qe se ai është i padrejtë ndaj palestinezëve

Evropës i kërkohet ta hedhë poshtë planin amerikan për Lindjen e Mesme, po qe se ai është i padrejtë ndaj palestinezëve

15 April 2019 10:10

Zyrtarë të lartë evropianë e kanë dënuar politikën e njëanshme të administratës Trump rreth konfliktit izraelito-palestinez, duke bërë thirrje përmes një letre në Evropë që të hidhet poshtë çfarëdo plani paqësor amerikan për Lindjen e Mesme, po qe se ky plan nuk është fer ndaj palestinzëve, shkruan gazeta britanike “The Guardian”.

Letra, dërguar edhe gazetës, BE-së dhe qeverive evropiane, është nënshkruar nga 25-ish ministra të jashtëm evropianë, gjashtë ish-kryeministra dhe dy ish-sekretarë të përgjithshëm të NATO-s.

“Ka ardhur koha që Evropa t’iu qëndrojë besnike parametrave tanë parimorë për paqen në Izrael-Palestinë”, shkruan në letër, përmes të cilës bëhet thirrje për zgjidhjen me dy shtete, transmeton “Koha Ditore”.

Evropa, shkruan në të, duhet të hedhë poshtë çfarëdo plani që nuk krijon një shtet palestinez, pranë Izraelit, me Jerusalemin si kryeqytet i të dyja shteteve.

“Fatkeqësisht, administrata aktuale amerikane ka devijuar nga politika e kamotshme amerikane”, shkruan në letër, përmes të cilës kritikohet njohja prej Donald Trumpit, më 2017 e “pretendimeve të vetëm njërës palë për Jerusalemin”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme