Botë

India shënon 100 vjetorin nga masakra në Amristar, e dëshiron kërkimfaljen nga Britania

Në Indi janë mbajtur ceremoni për të shënuar 100-vjetorin e masakrës në qytetin indian të Amritsarit.

Qindra civilë indianë u vranë nga trupat britanike derisa po merrnin pjesë në një takim publik, ku ishin mbledhur për të kundërshtuar një ndalesë nga autoritetet koloniale.

Këtë javë kryeministrja britanike, Theresa May, e ka përshkruar incidentin si një “tragjedi” dhe “një mbresë të turpshme për historinë britaniko-indiane”, por nuk kërkoi falje zyrtare ashtu siç u kërkua nga disa, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Harsimrat Kaur Badal, një ministre në qeverinë e Narendra Modit, nuk i ka pranuar deklarimet e Mayt dhe ka kërkuar kërkimfalje të plotë nga qeveria britanike.

“Kryeministrja britanike Theresa May e quajti masakrën një ‘vepër të turpshme’ në historinë britaniko-indiane, por kjo nuk mjafton. Duhet të ketë një kërkimfalje fjalë-për-fjalë”, tha ajo.

Numri i të vdekurve është i diskutueshëm. Një hetim i ngritur nga autoritetet koloniale tha se u vranë 379 persona, por burimet indiane thonë se ishin afër 1,000.