Botë

Vetëvritet një ish-ushtar britanik që shërbeu edhe në luftën e Kosovës

Një hero i Afganistanit ka lënë ‘shpirtin e torturuar’ nga tmerret e luftës dhe ka vrarë veten pasi ushtria dështoi t’i vërente shenjat për shëndetin e tij mental.

Danny Johnston ka mbytur veten pasi kishte mbetur i ‘shkatërruar’ nga karriera e tij 14-vjeçare në ushtri, i cili kishte shërbyer në zonat e luftës në Lindjen e Mesme, Kosovë dhe Irlandën Veriore, shkruan Mail Online, transmeton Koha.net.

35-vjeçari ishte pjesë e Forcave Speciale të Britanisë së Madhe.

Një hetim lidhur me vdekjen e tij zbuloi se ushtria nuk i ofroi atij mbështetje, pavarësisht nga shenjat që ai kishte shfaqur në lidhje me shëndetin e tij mendor, që më vonë çoi drejt shkarkimit të tij nga ushtria.

Tani James Healey-Pratt, asistent i mjekut ligjor në West Sussex, u zotua se do t’i shkruajë Sekretarit të Mbrojtjes Gavin Uilliamson për t'i kërkuar atij ta përmirësojë mbështetjen për personelin e shërbimit të vendit për të ndaluar 'vdekjet e ardhshme' dhe 'tragjeditë si ajo e Dannyt'.

Duke folur në një seancë në Gjykatën e West Sussex Coroner, në Crawley, mjeku tha: “Personeli ynë i shërbimit duhet të mbikëqyret dhe të mbrohet më shumë se sa tash”.

“Në shumë mënyra, situata tragjike e Dannyt, është shembull i kësaj. Është detyrë e kësaj gjykate që t’i mbrojë njerëzit nga ngjarjet e tilla”, ka thënë ai.