Botë

Sipas Amnesty International, praktikat e dënimit me vdekje në botë kanë rënë me 31 për qind

Të dhënat e organizatës Amnesty International, tregojnë se praktikat e dënimit me vdekje në mbarë botën kanë rënë me 31 për qind duke shënuar shifrën më të ulët në 10 vitet e fundit.

Amnesty International ka publikuar raportin e saj për vitin 2018 mbi dënimet me vdekje në botë. Sipas kësaj, numri i praktikave të dënimit me vdekje në botë u zvogëlua me pothuajse një të tretën dhe u regjistrua numri më i ulët në 10 vitet e fundit.

Statistikat në raport, janë formuar sipas zbatueshmërive të dënimit me vdekje në mbarë botën. Ndërkohë nuk është përfshirë në statistika Republika Popullore e Kinës, ku praktikat e ndëshkimit me vdekje mbahen si sekret shtetëror.

Amnesty International ka nënvizuar se krahas Iranit, praktikat e dënimit me vdekje janë zvogëluar në masë të madhe edhe në Irak, Pakistan dhe Somali.

Në anën tjetër, Amnesty International ka potencuar se në Bjellorusi, Japoni, Singapor, Sudani i Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është rritur numri i zbatueshmërive të dënimit me vdekje.

"Në Tajlandë është zbatuar dënimi me vdekje për herë të parë që nga viti 2009. Ndërsa presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena duke shprehur se mund të zbatojnë sërish dënimin me vdekje pas një periudhe më shumë se 40 vjeçare në shkurt të vitit 2019, ndau një shpallje që tregonte se kërkoheshin persona që të zbatojnë dënimin me vdekje".

Disa shtete kanë njoftuar se do të rikthejnë dënimet me vdekje

Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International, Kumi Naidoo në një deklaratë në lidhje me raportin tha se "Rënia e numrit të praktikave të dënimit me vdekje në mbarë botën tregon se edhe vendet me probabilitetin më të ulët të heqjes së dënimit me vdekje po fillojnë të ndryshojnë ligjet e tyre dhe të kuptojnë se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje.

"Pavarësisht se në disa vende janë ndërmarrë hapa retrospektivë, numri i praktikave të dënimit me vdekje në shumicën e vendeve ku këto praktika përdoren më shpesh është zvogëluar në masë të madhe. Kjo tregon se ka nevojë edhe për pak më shumë kohë që mizoria e dënimit me vdekje të eliminohet, të kalojë në histori dhe të dërgohet në vendin që i përket", tha ai.

"Një numër i vogël shtetesh, që janë të vendosur të veprojnë në mënyrë të turpshme në drejtimin e kundërt të prirjes së përgjithshme, kanë mbuluar lajmet pozitive në vitin 2018. Në Japoni, Singapor dhe Sudanin e Jugut në vitin 2018 janë zbatuar numri më i madh i dënimeve me vdekje në vitet e fundit ndërsa Tajlanda ka rizbatuar dënimet me vdekje pas një periudhe afro 10 vjeçare. Por, këto vende përbëjnë një pakicë të vogël. Ftoj të gjitha vendet që ende aplikojnë dënimin me vdekje të veprojnë me guxim për të eliminuar menjëherë këtë dënim të tmerrshëm", tha Naidoo.