Rusia shkeli të drejtat e njeriut me arrestin e kundërshtarit të Putinit Foto: Reuters

Rusia shkeli të drejtat e njeriut me arrestin e kundërshtarit të Putinit

09 April 2019 17:19

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka njoftuar se Rusia shkeli të drejtat e liderit opozitar, Alexei Navalny kur i caktoi arrest shtëpiak gjatë vitit 2014.

Navalny për muaj me radhë ishte në arrest shtëpiak pasi së bashku me vëllanë Olegun po hetoheshin për përvetësim parash në rastin që përkrahësit e tij e cilësuan si të motivuar politikisht, transmeton KTV.

Gjykata në Strasbourg deklaroi se arresti shtëpiak nuk ishte arsyetuar dhe masat e ashpra ndaj tij ishin në shpërputhje me akuzat që kishte.

42-vjeçari, aktivist kundër korrupsionit, është figurë e njohur në Rusi.

Ai Synonte të përballej me Vladimir Putinin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, por kandidimi iu pamundësua shkaku i ndëshkimit që kishte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme