Botë

Gardianët e fundit të Tokës

“’Vëllai i vogël’ po e dëmton botën. Ai është rrugës së shkatërrimit të saj. Ai duhet ta marrë vesh njëherë e mirë dhe të ndryshojë sjellje, ose bota do të vdesë”, shkruante Luis Guillermo Izqueirdo derisa po ecte ndanë meje nëpër tokën e vërshuar nga gjethet e kokës. 

Muzika rituale e banorëve po dëgjohej, por nuk dihet se nga po vinte derisa Izquierdo – mamo, ose lider shpirtëror i fisit indigjen të Kolumbisë, arhuaco – më printe nëpër zonën e shenjtë ku kryhet rituali i spastrimit shpirtëror, shkruan sot Koha Ditore.

Ai zbath sandalet, ulet këmbëkryq maje një shkëmbi afër një rrjedhe dhe nis ritualin e tij. Izquierdo më detyron edhe mua që të heq këpucët dhe t’i bashkohem në ritual. 

Më kërkon të zhytem në ujë. Ai pastaj më kërkon që t’i bashkohem në thënien e një lutjeje që i kushtohet “Nënës Tokë”, sikur ngulmon ai të quhet planeti ynë. 

Mesazhi i liderit shpirtëror 

Flokët e gjata i zgjaten mbi shpatulla liderit shpirtëror, i cili mban edhe kapele rrethore. Jemi në malet e shenjta të Sierra Nevada de Santa Marta. 

Ai dëshiron që të gjithë të tregojnë më shumë kujdes për të mirat që u janë ofruar njerëzve në këtë botë. Mendon se duhet kujdes më i madh edhe ndaj tokës. 

“Ne duam që ‘Vëllai i Vogël’ të dijë më shumë për kulturën tonë. Vetëm ashtu ne do të mundë të ndihmojmë që të ndalim shkatërrimin e Tokës”, thekson Izquierdo, duke iu referuar botës moderne përtej maleve që janë shtëpi e fisit indigjen arhuaco në Kolumbi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)