Botë

Guaido, me protesta, synon kundërshtimin e Maduros

Descriptive Text

Lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido, ka bërë thirrje për protesta në kohën kur vendi po përballet me terrin energjetik e mungesën e ujit.

Opozitari ka ftuar përkrahësit e tij anembanë Venezuelës, që të shtunën të protestojnë ndaj regjimit të Nicolas Maduros, transmeton KTV.

Guaido është i njohur nga Perëndimi dhe shtetet e Amerikës Latine si president legjitim i Venezuelës.

Së fundmi, ka bërë thirrje për zgjedhje të reja për t’i dhënë fund qeverisjes së kamotshme të Maduros.