Policia greke përleshet me emigrantët sherri i lajmit të rremë Foto: Reuters

Policia greke përleshet me emigrantët sherri i lajmit të rremë

05 April 2019 14:26

Policia greke është përleshur me qindra emigrantët të cilët ishin mbledhur afër qytetit verior Selanik me shpresë se do të kalonin në Maqedoninë Veriore.

Sherri plasi në Diavata, kamp emigrantësh, pas thashethemeve të shpërndara nëpër mediat sociale që sugjeronin se do të hapej pika kufitare për emigrantët.

Gazeta greke, “Kathimerini”, ka raportuar se dhjetëra emigrantë po protestojnë në binarët e stacionit hekurudhor të Larissas në Athinë, duke detyruar autoritetet që të anulojnë linjat hekurudhore, raporton BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Shumica prej tyre janë nga Lindja e mesme.

Raportohet se disa emigrantë jashtë kampit Diavata kanë përdorur shkopinj dhe gurë për të sulmuar policinë, e cila ka reaguar me gaz lotsjellës.

Mediat greke kanë thënë se krejt kjo situatë ka ardhur si pasojë e një lajmi të rremë në facebook për kalim të organizuar kufitar në Maqedoninë Veriore.

Rreth 600 emigrantë kanë kaluar natën jashtë kampit. Dhe përleshje të reja kanë shpërthyer me policinë e cila po mundohej të bllokonte rrugën drejt pikës veriore kufitare.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme