Trumpi thotë se babai i tij ishte gjerman

Trumpi thotë se babai i tij ishte gjerman

02 April 2019 23:35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar së fundmi se babai i tij është gjerman, dhe ka lindur në një qytet të bukur të Gjermanisë dhe kjo është një nga arsyet që ka respekt për këtë shtet.

Washington Post shkruan se kjo është hera e tretë që Trump e thotë një gjë të tillë, derisa raporton se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Pasi, sipas këtyre raportimeve, thuhet se Fred Trump kishte prejardhje gjermane por ishte i lindur në New York.

“Babai im është gjerman – ishte gjerman”, ka deklaruar presidenti amerikan. “Ka lindur në një vend të bukur në Gjermani, prandaj kam ndjenja të mëdha për Gjermaninë”.

Washington Post shkruan se, “Fred Trump kishte prejardhje gjermane, kurse babai i tij ishte emigrant gjerman”.

E detaje ka dhënë Philip Bump pak pas zgjedhjeve.

“Gjyshi i Donald Trumpit, Friedrich Trump kishte emigruar nga Gjermania në SHBA më 1885. Ai arriti në New York për t’u shpërngulur më pas në perëndim, duke u vendosur në Seattle. Në nëntor 1891 ai kishte blerë një restorant në 208 Washington Street për 600 dollarë. Aty ai e mori shtetësinë më 27 tetor 1892 në kohën kur mori edhe pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1892. Friedrich Trump u përjashtua nga Gjermania në vitin 1905, me sa duket për shkak se ai kishte emigruar ilegalisht. Ai dhe gruaja e tij Elisabeth Trump u rikthyen në SHBA kur ajo ishte shtatzënë në Fred Trumpin, babanë e presidentit. Pra, e vetmja mënyrë që presidenti mund të thotë se Gjermania është atdheu i tij është se ai mund të jetë konceptuar atje”, shkruante Bump.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme