Botë

Turqia aktivizon “fshesën e re”, dëbon nga puna rreth 4,000 shërbyes civilë

Descriptive Text

Autoritetet turke kanë larguar nga puna më shumë se 3,900 persona nga shërbimi civil, ushtria e xhandarmëria, ka thënë qeveria turke në Gazën e saj Zyrtare të shtunën, aksion i cili është vetëm i fundit në fushatën e gjerë spastruese në lidhje me tentim-puçin e vitit të kaluar.

Në mesin e të përjashtuarve nga puna ishin 1,127 punonjës të ministrisë së Drejtësisë, përfshi edhe gardianë burgjesh dhe shërbyes civilë, 484 akademikë dhe 201 punonjës nga ministria për Çështje Fetare, ka thënë Qeveria, raporton Reuters.

Rreth 120,000 persona tashmë janë suspenduar nga punët e tyre, nga shërbyes civilë e deri tek sektori privat, dhe mbi 40,000 të tjerë janë arrestuar, transmeton Koha.net.