Qendra Hapësinore e rrezikuar pas rrëzimit të satelitit nga India

Gent Mehmeti Gent Mehmeti 02 April 2019 20:52

NASA e ka quajtur të tmerrshëm rrëzimin e një sateliti nga ana e Indisë dhe ka shtuar se ky incident mund të kërcënojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Shefi i NASA-s, Jim Bridenstine, ka thënë se rreziku i përplasjes së satelitit të caktuar dhe Stacionit Hapësinor, është rritur për 44 për qind, shkaku i testeve të dhjetë ditëve të fundit, transmeton KTV. Megjithatë, ai ka thënë se Stacioni është i sigurt pasi mund të bëjë manovrime për t’i shmangur këto përplasje.

NASA ka identifikuar 400 copa të satelitit dhe 24 prej tyre përbëjnë rrezik të madh për Stacionin Hapësinor. India është shteti i katërt që ka kryer teste të tilla.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme