Botë

Zuzana Çaputova presidentja e parë në Sllovaki

Avokatja kundër marrjes së ryshfetit, Zuzana Caputova, ka fituar zgjedhjet duke u bërë kështu presidentja e parë grua.

Ajo në fjalimin e saj ka thënë se duhet të rikthehet besimi i njerëzve tek shteti dhe drejtësia dhe se ajo do të punojë në këtë drejtim.

“Unë jam e lumtur, jo vetëm për rezultatin por kryesisht se është e mundur për të mos ju dorëzuar populizmit, të themi të vërtetën dhe të ngremë çështjet dhe interesat pa fjalor agresiv. Kjo filloi në zgjedhjet lokale, u konfirmua në zgjedhjet presidenciale dhe besoj që do të konfirmohet edhe në zgjedhjet Evropiane”, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

“Ne duhet ta rikthejmë besimin tek njerëzit në shtet dhe drejtësi, dhe unë jam shumë e lumtur për këtë sonte. Sllovakia ka zgjedhur pikërisht presidentin që do ta sigurojë këtë dhe unë jam shumë krenare. Faleminderit”, ka thënë ajo.