Botë

Erdogan thotë se shumë shpejt do të zgjidhet çështja siriane

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se puna e parë pas zgjedhjeve lokale do të jetë zgjidhja e çështjes së Sirisë në terren.

“Puna e parë pas zgjedhjeve, është zgjidhja e çështjes siriane, nëse është e mundur, jo në tryezë, por patjetër në terren. Nuk do të ndalemi”, tha ai.

”Jemi më të fuqishëm dhe do të fuqizohemi edhe më shumë. Për këtë kemi kryer operacione të suksesshme si operacioni ‘Dega e ullirit’ dhe ai në Afrin. Ata që mendojnë se do të ulim kokën përballë presioneve duhet ta dinë se nuk është më Turqia e dikurshme, tani është një tjetër Turqi”, theksoi Erdogan, transmeton atsh.

Zgjedhjet lokale në Turqi zhvillohen sot.