Në Gjermani arrestohen 10 persona, dyshohet se po planifikonin sulm terrorist

Në Gjermani arrestohen 10 persona, dyshohet se po planifikonin sulm terrorist

30 March 2019 12:38

Policia në Gjermani thotë se ka arrestuar 10 persona në perëndim të vendit, nën dyshimin se po planifikonin një sulm terrorist.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf tha se autoritetet janë duke shikuar për lidhjen të mundshme ndërmjet personave të arrestuar dhe grupit militant, Shteti Islamik (IS).

“Ne dyshojmë se ata janë pjesë e IS-it ose simpatizantë të këtij grupi”, tha zëdhënësi.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, përcjell rel.

Agjencia e lajmeve Dpa ka cituar zyrtarë të cilët kanë thënë se njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërkaq nacionaliteti i personave të tjerë të arrestuar ende nuk dihet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme