Botë

Policia gjermane evakuon bashkitë në disa qytete shkaku i kërcënimeve me bomba

Objektet e bashkive në disa qytete gjermane janë evakuuar të marten, pas kërcënimeve të marra përmes emailave gjatë natës së të hënës, në disa raste për sulme me bombë, kanë bërë të ditur forcat policore nëpër Gjermani.

“Është pranuar një kërcënim për sulm në qytetin e Augsburgut, objekti i bashkisë është evakuuar dhe ne jemi në procesin e hetimeve”, ka shkruar policia përmes “Tëitter”-it në këtë qytet jugor gjerman.

Paralajmërime të ngjashme janë bërë edhe nga policia në Neunkirchen dhe Kaiserslautern, Chemnitzin lindor, Goettingenin qendror dhe Rensburgun verior.

Shumica e forcave policore kanë bërë të ditur se qejtë nuhatës ishin në kërkim të eksplozivëve dhe trafiku është bllokuar.