Botë

May pritet të deklarohet për Brexitin para deputetëve

Descriptive Text

Theresa May pritet të bëjë më vonë një deklaratë për Brexitin te deputetet, e cila do të pasohet me një debat për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Më pas deputetët pritet të votojnë për një sërë amandamentesh apo propozimesh, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Laura Kuenssberg e BBC-së thotë se një burim i ka treguar se takimi i kabinetit i mbajtur të hënën ka qenë pozitiv për votimin e tretë mbi marrëveshjen e kryeministres, por nuk ishte mjaftueshëm i bindshëm.

Kryeministrja u shkroi deputetëve javën e kaluar duke ju thënë se ajo do të sjellë përseri marrëveshjen e saj në votim nëse ka mbështetje të mjaftueshme.

Marrëveshja e tërheqjes së Mayt është hedhur poshtë dy herë.

Ndërkohë, BE ka thënë se të gjitha përgatitjet e saj për një skenar “gjithnjë e më shumë të ngjarë” më 12 prill janë përfunduar..

Deri në gjashtë opsione të tjera, përveç marrëveshjes së Mayt, mund të vihen në votime për të parë cilat janë më të njohurat.