Gara bizare për presidencë në Ukrainë: Kandidati presidencial kërkon bashkëshorte Foto: The Washington Post

Gara bizare për presidencë në Ukrainë: Kandidati presidencial kërkon bashkëshorte

25 March 2019 12:07

Kufiri midis spektakleve televizive dhe politikës është duke u mjegulluar gjithandej nëpër botë. E në Ukrainë, një kufi i tillë duket se tani nuk ekziston më.

Gara presidenciale në Ukrainë është bërë sebep për njëfarë edicioni politik të emicionit “The Bachelor”. Një kandidat për garën presidenciale të së dieles, Ilhor Shevchenko, e ka kthyer fushatën e tij në një spektakël për gjetjen e fatit të jetës, raporton “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”.

Emri i fushatës së tij e thotë në mënyrë të qartë: “Dëshiron të bëhesh gruaja e një presidenti?”.

Shevchenko – një 48-vjeçar me pamje rinore, i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Minnesotas – planifikon që ta zgjedhë bashkëshorten e tij nga rreth 300 gra, që i kanë dorëzuar aplikacionet e tyre online.

I tërë procesi po xhirohet dhe transmetohet në segmente 12-minutëshe. Ekipi zgjedhor i Shevchenkos planifikon që t’i postojë episodet e para të plota gjatë fundjavës dhe të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të së dieles.

Grupi do të reduktohet në dhjetë deri pesëmbëdhjetë finaliste, gjatë segmenteve që do të përfshijnë “debate” mes pjesëmarrëseve.

Është interesante se Shevchenko mund të mos jetë kandidati i vetëm i pazakonshëm në garën kundër presidentit aktual, Petro Poroshenko.

Njëri prej favoritëve për presidencë, Volodymyr Zelensky, është komik dhe e vetmja përvojë e tij politikë është se e interpreton rolin e presidentit në serialet e popullarizuara televizive.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme