“Thelbi i qeverisjes civile”, ka shkruar David Hume më 1739, është se “njerëzit nuk janë në gjendje që ta kurojnë, qoftë në vetvete apo tek të tjerët, atë ngushtësinë shpirtërore që i shtyn ta preferojnë ekzistuesen përpara të largpamësisë”.
Filozofi skocez ishte i bindur se institucionet qeverisëse – pjesë e të cilave janë përfaqësuesit politikë, si dhe debatet parlamentare – do të shërbenin për t’i kalitur dëshirat impulsive dhe vetjake, si dhe për t’u kujdesur për interesat afatgjata dhe mirëqenien e shoqërisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Vizioni i Humes në botën e së sotmes tingëllon si diç më tepër sesa mendim i dëshiruar, pasi që dita-ditës po bëhet edhe më e qartë se sistemi aktual politik është shndërruar në një kauzë të ekzistueses së papërmbajtur e jo në një kurë të saj. Shumë politikanë tani vështirë se arrijnë të shikojnë përtej zgjedhjeve të ardhshme dhe luajnë ashtu si ua diktojnë sondazhet e fundit apo postimet në “Twitter.
Kësisoj, qeveritë kanë nisur të parapëlqejnë më shumë zgjidhjet e shpejta, si vendosjen e më shumë kriminelëve prapa grilave përpara trajtimit të shkakut më të thellë shoqëror dhe ekonomik të krimit.
Shtetet mblidhen përreth tryezave të rrumbullakëta, të përqendruara në interesat e tyre të ngushta, teksa bota po shpërthen e speciet po zhduken....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
24 mars 2019 07:30
-
Shpërndaje në: