Botë

Civilët serbë, ndër më të armatosurit në botë

Foto: Reuters

Në Serbi, për 100 banorë, janë nga 39.1 copë armë.

Me këto shifra, sipas hulumtimit të vjetëm të Institutit për Studime Ndërkombëtare dhe Zhvillim, me seli në Gjenevë, Serbinë e bën vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë me më së shumti armë në duar të civilëve, transmeton Koha.net.

Vlerësohet se nëpër shtëpitë e serbëve gjenden rreth tre milionë revole dhe armë të tjera.

Vendin e parë në botë, sipas këtij studimi, e ka SHBA-ja, Në këtë vend, në 100 banorë janë 120 pushkë e revole.

Në vendin e tretë është Jemeni. Në 100 banorë janë 52 copë armë.