Mijëra protestues në Londër bëjnë thirrje kundër daljes nga BE Foto: Reuters

Mijëra protestues në Londër bëjnë thirrje kundër daljes nga BE

23 March 2019 15:07

Mijëra protestues që kundërshtojnë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, me thirrjet “Le të vendosë populli”, janë mbledhur për të marshuar në Londër të shtunën, për të bërë thirrje për referendum të ri për shkak të krizës së marrëveshjes së Brexitit.

Pas tre vitesh të debatit pafund, ende është e paqartë nëse Brexit do të ndodhë përderisa kryeministrja Theresa May po planifikon të dalë nga kriza e thellë politike.

May deklaroi se mund të mos e sjellë në Parlament marrëveshjen e ndarjes nga Bashkimi Evropian. Mediat lokale raportojnë se presioni ndaj May për dorëheqje po rritet, përcjell rel.

“Është e patolerueshme, situata në të cilën jemi, kam frikë se Theresa është problemi”, tha Anna Soubry, ligjvënëse pro-Bashkimit Evropian.

“Ajo duhet të largohet dhe ne kemi nevojë për një kryeministër të përkohshëm që vendos vendin në rend të parë. Kjo është ajo pse po marshojmë sot”, tha ajo.

Përderisa vendi dhe politikanët janë të ndarë për Brexitin, shumica pajtohen se është vendimi strategjik më i rëndësishëm që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, i mbetet tani të bindë ligjvënësit e vendit që të mbështesin planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian, pasi BE-ja propozoi shtyrje të Brexit-it përtej 29 marsit, datës së paraparë aktualisht.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme