Shteti Islamik largohet nga zona e fundit e kontrolluar në Siri

Shteti Islamik largohet nga zona e fundit e kontrolluar në Siri

23 March 2019 14:18

Forcat siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, thanë se kanë çliruar zonën e fundit të kontrolluar nga Shteti Islamik në Siri.

Mustafa Bali, zëdhënës i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), tha më 23 mara se fshati Baghouz në lindje të Sirisë është çliruar, si dhe ka deklaruar fitoren ndaj ekstremistëve dhe fundin e kalifatit.

SDF ishte në përpjekje për të marrë Baghouzin për javë të tëra.

Bali shtoi se i ashtuquajturi kalifat, që ishte përhapur në Siri dhe Irak, tani është larguar, si dhe u zotua për të vazhduar luftën kundër grupeve ekstremiste deri sa të zhduken.

Grupi nuk kontrollon më asnjë territor në Siri dhe Irak, por vazhdon të zhvillojë sulme në të dyja vendet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke iu referuar largimit të Shtetit Islamik nga Siria, paraqiti para gazetarëve një hartë të Sirisë, në kohën kur ai u zgjodh president, në të cilën me pika të kuqe shënjestroheshin vendet e shumta që mbante nën kontroll grupi militant, dhe një hartë tjetër të ditëve të sotme, e cila nuk kishte asnjë pikë të kuqe.

“Ja ku e keni hartën. Urime”, tha Trump para gazetarëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme