Pompeo thotë se Zoti mund ta ketë dërguar Trumpin për të shpëtuar Izraelin nga Irani Foto: Reuters

Pompeo thotë se Zoti mund ta ketë dërguar Trumpin për të shpëtuar Izraelin nga Irani

22 March 2019 21:39

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë se është e mundur që presidenti Donald Trump është dërguar nga Zoti për të shpëtuar Izraelin nga Irani.

Në një intervistë në Rrjetin e Transmetimit të Krishterë gjatë një qëndrimi zyrtar në Izrael, ai tha që është besimi fetar që e bën ta besoj këtë.

Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet e SHBA-së për të siguruar që kjo demokraci në Lindjen e Mesme dhe ky shtet hebre të mbesin.

Këto komente u bënë gjatë një feste hebraike ku festohej shpëtimi i hebrenjve nga gjenocidi.

Festa “Purim” përkujton shpëtimin biblik të popullit hebre që e bëri mbretëresha Ester nga persianët, siç i ka thënë intervistuesi Pompeos, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ai u pyet nëse presidenti Trump mund të ngjasojë me mbretëreshën Ester, për të ndihmuar shpëtimin e popullit hebre nga një kërcënim iranian.

“Si i krishterë, sigurisht se besoj që është e mundur. Unë jam i bindur që kjo është punë e Zotit”, i tha Pompeo, ish-senator i Kanzasit i cili ishte edhe drejtor në CIA.

Pomepo nuk është zyrtari i parë i Trumpit që thotë se ekziston një vullnet hyjnor prapa veprimeve të Trumpit. Edhe sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sander, kishte thënë për një rrjet televiziv fetar në janar se “Perëndia deshi që Donald Trumpi të bëhej president”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme