Erdogani thërret botën ta luftojë islamofobinë sikurse antisemitizmin pas Holokaustit Foto: Reuters

Erdogani thërret botën ta luftojë islamofobinë sikurse antisemitizmin pas Holokaustit

22 March 2019 14:27

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje botës të premten që ta luftojë islamofobinë në rritje njëjtë sikurse “antisemitizmin pas Holokaustit”, duke aluduar me këtë rast në sulmet terroriste ndaj dy xhamive në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë 50 persona.

“Njëjti siç njerëzimi luftoi kundër antisemitizmit pas katastrofës së Holokaustit, tani duhet të luftojë me të njëjtin përkushtim edhe kundër islamofobisë në rritje”, ka thënë Erdogan gjatë një takimi urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), ka raportuar “Al-Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”.

Në fjalimin e mbajtur gjatë takimit me ministrat e Jashtëm myslimanë në Stamboll, Erdogani e lavdëroi po ashtu ndjeshmërinë e shfaqur prej anës së Qeverisë zelandeze dhe kryeministres, Jacinda Ardern, në kohën e sulmit të javës së shkuar. “Empatia dhe solidariteti që Arderni shfaqi kundruall myslimanëve duhet të jetë shembull për liderët e botës mbarë”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, i siguroi të pranishmit në këtë takim se myslimanët që jetojnë në vendin e tij do të jenë “të sigurt” përkundër sulmeve të përgjakshme në Christchurch.

“Policia patrullon në secilën xhami për të siguruar që njerëzit të mund të luten në paqe. Për më tepër, prania policore është rritur kudo në vend. Kemi po ashtu edhe masat më të serta të kontrollit të armëve dhe do ta kontrollojnë edhe mënyrën se si mediat sociale përhapin mesazhet e urrejtjes”, ka thënë ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme