Nenad Çanak i Vojvodinës kërcënohet me vdekje

Nenad Çanak i Vojvodinës kërcënohet me vdekje

22 March 2019 13:43

Kryetari i Lidhjes Socialdemokratike të Vojvodinës dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë, Nenad Çanak ,është kërcënuar me vdekje, ka kumtuar partia që ai e udhëheq.

Tregohet se LSV e ka njoftuar policinë për këtë kërcënim dhe pret reagim urgjent nga kompetentët.

Çanak, i cili lidhur me dënimin e Radovani Karaxhiqit nga Tribunali i Hagës kishte thënë çdo dënim ndaj tij është i vogël’ ka marrë mesazhin “Karaxhiq nuk është kriminel, e ti ke për t’u prerë në fyt”, transmeton Koha.net.

Veç këtij kërcënimi, Çanakut i janë drejtuar edhe fyerje të vrazhda e akuza për separatizëm e për përpjekje për ndarje të Vojvodinës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme