Botë

“Nuk mund të reshtja së puthuri fytyrën e tij, më pas ata mbyllën arkivolin e djalit tim të vogël”

Kur Savanna Tate mori vesh se ishte shtatzënë me trinjakë, lajmi i pabesueshëm u shoqërua menjëherë me ankth e frikë, pasi mjekët nuk mund të dëgjonin rrahjet e zemrës së njërit prej fëmijëve.

Asaj iu tha se me gjasë bebja nuk do të mbijetonte. Por dy javë me vonë, në ekon tjetër, u dëgjua një rrahje e fortë zemre dhe ata e dinin se kishin një luftarak të vogël. Më 12 Mars të 2015-s, lindën Hayes, Heath dhe Reese. Familja e tyre e vogël ishte e kompletuar dhe gjithçka ishte perfekte, derisa Hayes nisi të kishte probleme shëndetësore. Më 7 Janar të 2016-s, atyre iu tha se Hayes kishte një tumor që kishte zënë 1/3 e trurit. Pavarësisht kimioterapisë, Hayes-i i vogël ndërroi jetë më 3 Dhjetor të 2016-s.

“Zemra ime lëngon çdo ditë kur mendoj për atë moment. Momentin përpara se të mbyllnin përgjithmonë arkivolin e Hayes. Nuk ndaloja dot së puthuri fytyrën e tij të ëmbël dhe t’i thoja më fal i vogli im, gjatë gjithë kohës. Nuk ishte thjeshtë një makth, ishte realiteti. Një grua që humb burrin quhet e ve. Një burrë një humb gruan quhet i ve. Një fëmijë që humb prindërit quhet jetim. Nuk ekziston një fjalë për një prind që humb një fëmijë. Është diçka për të cilën njerëzit nuk kanë një fjalë për ta përshkruar, sepse për të nuk flitet. Është kaq e frikshme, është realiteti jonë”, ka thënë Tate.

Janë këto fjalët e Savanna Tate, nënën nga Utah e SHBA, në një shkrim të botuar nga e përditshmja Mirror, ku ajo flet për humbjen e djalit të saj të vogël.

{gallery}

“Të humbasësh një fëmijë është përtej çdo gjëje që mund të merrni me mend. Më kujtohet që kur u bëra nënë për herë të parë, diçka më mblidhej në stomak sa herë mendoja humbjen e një fëmije. Është përtej çdo dhimbje që një prind mund të imagjinojë. Të humbasësh një fëmijë është sikur të të vdesë gjysma jote”, thotë ajo.

Pas humbjes së djalit, Savanna dhe bashkëshorti i saj Steve themeluan fondacionin HayesTough. Organizata ndihmon financiarisht dhe ofron mbështetje emocionale për familjet, fëmijët e të cilëve vuajnë nga kanceri. Dyshja janë prindër të 5 fëmijëve të tjerë./tvklan.al