Kryeqyteti i Kazakistanit riemërohet në Nur-Sultan - 20 të arrestuar në protesta Foto: Reuters

Kryeqyteti i Kazakistanit riemërohet në Nur-Sultan - 20 të arrestuar në protesta

22 March 2019 10:35

Policia në Kazakistan ka arrestuar rreth 20 veta të enjten, që kanë protestuar kundër riemërimit të kryeqytetit të këtij shteti në Nur-Sultan, sipas emrit të ish-presidentit, Nursultan Nazarbayev, që dha dorëheqje këtë javë. Është ky i pari vendim i marrë nga pasuesi i tij, Kassym-Jomart Tokayev.

Protestat janë të rralla në këtë ish-Republikë Sovjetike, të pasur më naftë, që është shndërruar në fokus të vëmendjes ndërkombëtare, pas dorëheqjes befasuese të Nazarbayevit, që dukej si hap i parë drejt një bartjeje të inskenuar të pushtetit, transmeton “Koha Ditore”

Ish-kryetari i Dhomës së Lartë të parlamentit, Tokayev, që i ka marrë menjëherë kompetencat presidenciale, ka deklaruar të mërkuren se Astana, kryeqyteti, duhet të riemërohet Nur-Sultan. Parlamenti ka votuar menjëherë në mbështetje të propozimit.

Megjithatë, procedura ende nuk është finalizuar dhe disa banorë janë shprehur kundër riemërimit të qytetit të tyre për të katërtën herë në më pak se 60 vjet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme