Botë

Bisedimet e Brexitit janë në fluks dhe çdo gjë mund të ndodhë

Descriptive Text

Më shumë se një orë pasi Donald Tusk dhe Jean Claude Juncker do të dilnin në konferencë për media, krerët e BE-së po qëndrojnë të mbyllur në diskutime. Duket sikur kjo do të jetë një natë e gjatë në Bruksel.

Është duke u bërë e qartë se udhëheqësit kanë lëvizur nga sugjerimi i mëparshëm i Tusk-ut për një zgjatje specifike, duke paraqitur propozime të ndryshme për datat.

Sipas një diplomati, një mundësi e diskutimit është se BE-ja mund të ofrojë një zgjatje më të madhe në qoftë se Britania e Madhe pranon të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në maj, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Këto zgjedhje dhe afati i 11 prillit për Britaninë për të deklaruar nëse do të marrë pjesë në zgjedhje, janë qartë një faktor i ndërlikuar në bisedime.

“Theresa May foli për rreth 90 minuta gjatë takimit. Por, udhëheqësit dukeshin të pakënaqur nga pamundësia e saj për të paraqitur një strategji të qartë në rast se marrëveshja e saj nuk përkrahet në parlament javën e ardhshme. Ajo nuk dha asnjë përgjigje, asnjë qartësi në asnjë drejtim", tha një diplomat për CNN.