65 persona të vdekur pas përmbysjes së tragetit në lumin Tigër në Mosul

65 persona të vdekur pas përmbysjes së tragetit në lumin Tigër në Mosul

21 March 2019 16:36

Të paktën 65 persona raportohen të kenë vdekur pasi një traget u mbyt në lumin Tigër në qytetin Mosul të Irakut.

Ndërkaq 30 njerëz janë zhdukur, citon zyrtarët e mbrojtjes, Observatori i Irakut për të Drejtat e Njeriut.

Nga 100 pasagjerë që ishin në port, shumica nuk mund të notonin, ka thënë kreu i Agjencisë së mbrojtjes Civile të Mosulit.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë njerëzit që ishin në traget, i cili thuhet se po shkonte drejt një ishulli turistik.

Autoritetet thonë se i kanë paralajmëruar njerëzit në traget për ngritjen e nivelit të ujit, mirëpo që operatori i anijes i ka injoruar këshillat, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Imazhet që kanë dalë në rrjetet sociale shfaqin anijen e përmbysur dhe njerëzit të shtrirë në lumin e rrjedhshëm.

Anija thuhet se ishte në rrugën e saj drejt ishullit Umm Rabaen, një zonë turistike rreth 4 km (2.5 milje) në rrjedhën e sipërme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme