Britania humb 57 miliardë euro me Brexit pa marrëveshje

Britania humb 57 miliardë euro me Brexit pa marrëveshje

21 March 2019 14:57

Në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, Britanie e Madhe do të humbë 57,3 miliardë euro në vit, ose rreth 900 euro për banor, dhe BE 40,4 miliardë, sipas një raporti të paraqitur sot nga një studim i institutit ‘’Bertelsmann’’, raporton AFP, transmeton ATSH.

‘’Brexit mund të dëmtojë seriozisht institucionet zonës më të madhe ekonomike të botës dhe, nisur nga ky arsyetim, Brukseli dhe Londra duhet të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshme brenda kompetencave të tyre për arritjen e një marrëveshjeje’’, komenton Aart de Geus, president i institutit gjerman.

Përveç Britanisë së Madhe, Gjermania (9,5 miliardë euro) dhe Franca (7,73) pritet të kompletojnë podiumin e shteteve më të prekura nga Brexit.

Asnjë shtet i BE-së nuk i shpëton ndikimit negativ as Malta (31 milionë euro) si dhe Qirpo (-42 milionë euro).

Studimi tregon gjithashtu se rajonet më afër Britanisë së Madhe do të jenë më të prekura nga Brexit, cilido qoftë skenari, për shkak të rritjes së çmimeve diçka e pritshme dhe pasojave mbi prodhimin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme