Trafik droge në Vietnam nëpërmjet tekstileve

Trafik droge në Vietnam nëpërmjet tekstileve

21 March 2019 10:12

Policia vietnameze njoftoi sot shkatërrimin e një rrjeti të madh droge në jug të vendit, drejtuar nga shtetas kinezë, të cilët importonin metamfetaminë duke e argumentuar se po kalonin një sasi të mëdha tekstilesh.

Një kontroll i hollësishëm policor u krye të mërkurën në kompaninë luksoze të një shtetasi kinez me seli në qytetin Ho Shi Min, ish-Saigoni, kryeqendra ekonomike e shtetit komunist që po praktikon ekonominë e tregut, aty ku shtresa e lartë e shoqërisë lokale është e pasionuar pas mbrëmjeve festive.

Një sasi e përgjithshme prej 300 kilogramësh metamfetaminë u sekuestrua dhe 11 persona u arrestuan, tetë kinezë dhe tre vietnamezë.

I dyshuari kryesor është një kinez, i cili mund të ketë përdorur kompaninë e importit të copave në emër të një mikeshe të tij për të importuar drogën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme